Të dërguarit e SHBA-së dhe Rusisë, Steve Witkoff dhe Kirill Dmitriev, thanë të martën se patën diskutime “konstruktive” në takimin e tyre në Florida, si pjesë e përpjekjeve të ndërmjetësimit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Jemi të inkurajuar nga ky takim, i cili tregon se Rusia është e përkushtuar të punojë për paqen në Ukrainë”, shkroi i dërguari special i Presidentit Donald Trump, Witkoff, në një postim në X, duke përshëndetur një takim “produktiv”.
Ai sqaroi se delegacioni amerikan përfshinte edhe Sekretarin e Thesarit të SHBA-së, Scott Bessant, dhe Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit Trump.
Dmitriev, nga ana e tij, në një postim në X foli për një “takim konstruktiv me delegacionin amerikan përgjegjës për procesin e paqes. Gjithashtu, një diskutim produktiv mbi grupin e punës ekonomike SHBA-Rusi”, shkroi ai.
Më parë, një burim me njohuri mbi negociatat i tha AFP-së se bisedimet filluan në orën 08:00 të mëngjesit.
Asnjëra palë nuk dha detaje rreth përmbajtjes së saktë të diskutimeve.
© Panorama.al












