Çmimet e naftës u rimëkëmbën të mërkurën, me naftën bruto që u rrit me rreth 5%, ndërsa investitorët vazhdojnë të peshojnë zhvillimet në luftën e Iranit.
Kontratat e ardhshme të “Brent” u tregtuan me 92 dollarë për fuçi pak para mesditës sw sotme, duke shënuar një rritje prej 5%. Kontratat e ardhshme të naftës bruto të Teksasit Perëndimor (WTI) në SHBA u rritën me 5%, ose në 88 dollarë.
Investitorët po e ndjekin nga afër konfliktin me Iranin, pasi mbetet e paqartë se sa do të zgjasë përshkallëzimi ushtarak.
Ndërkohë, prodhuesit kryesorë të Lindjes së Mesme kanë ulur së bashku prodhimin me më shumë se 6 milionë fuçi në ditë, ndërsa Ngushtica e Hormuzit mbetet praktikisht e mbyllur.
Një rënie e shkurtër e çmimeve pasoi një raport të Wall Street Journal se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) po propozon lirimin më të madh të koordinuar të rezervave strategjike të naftës në historinë e organizatës.
Megjithatë, ky veprim nuk arriti të mbajë presionin në rënie mbi çmimet. Vendet e G7 kanë thënë se e mbështesin një iniciativë të tillë në parim, por deri më tani nuk janë njoftuar masa konkrete.
Tregjet tani janë të përqendruara në raportin që OPEC pritet të publikojë më vonë sot mbi gjendjen e tregut global të naftës, i cili mund të ofrojë një pamje më të qartë të ekuilibrit të ofertës dhe kërkesës në mes të krizës gjeopolitike.
© Panorama.al












