Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar që kryeministri Edi Rama dhe zëvendësja e tij, njëherësh edhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku të japin menjëherë dorëheqjen.
Në konferencë me gazetarët, Berisha u shpreh se çdo ditë që kalon zemërimi i qytetarëve dhe revolta e tyre po shtohet.
Sipas tij, Edi Rama me bllokimin që po i bën drejtësisë po pengon arrestimin e Belinda Ballukut.
“Jam sot këtu për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut nga postet e tyre. Cdo ditë që kalon po rrit në mënyrë eksponenciale zemërimin dhe revoltën e qytetarëve shqiptarë. Po rrit vendosmërinë e tyre për ti larguar me cdo çmim nga pushteti. Këta hajdutë që tejkalojnë me vjedhjet e fondeve dhe pasuritë publike të gjitha vjedhjet që janë bërë në 113 vjet të shtetit shqiptar. Bllokimi i drejtësisë nga Edi Rama refuzimi për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubi Ballukut, diktimi i vendimit të GJK janë aktet më të rënda më të paprecedentë në historinë e një shtetit”, tha Berisha.
© Panorama.al











