“Lubi loti ka marrë këtë vit 16 % të buxhetit”- Berisha: Balluku ndau 13 km rrugë në 14 kontrata për të vjedhur

Jan 12, 2025 | 13:19

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku se ka marrë më shumë fonde nga buxheti se cdo sektor tjetër.

sali berisha

Nga Lezha, kreu i PD u shpreh se për të ndërtuar Unazën e Re 13 kilometër rrugë i ndau në 14 kontrata për të vjedhur.

Ai tha se po ndërtohen rrugë me 10-12 herë me çmime më të larta sesa ndërtohen në vendet e Bashkimit Evropian.

“Lubi loti ka marrë këtë vit 16 % të buxhetit, arsimi ka marrë 2.45% të buxhetit, shëndetësia ka marrë 2.63% të buxhetit. Kurse ajo që ndan 13 km rrugë unazën e re në 14 kontrata për të vjedhur 14 herë dhe ndërtojnë rrugë me çmim 10-12 herë më të lartë sesa çmimet në Kroaci dhe vendet e tjera të BE”, tha Berisha.

Po ashtu ai u shpreh se ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen e PD, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar, sepse opozita sipas tij është e bashkuar.

“Na përçanë, u bashkuam. Na e morën flamurin, ja ku e kemi më krenar se kurrë në jetën e tij. Na arrestuan, ja ku jemi sot më të fortë se asnjëherë.

Pra miq, ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar.  Ne vijmë sot më të sigurt se kurrë në fitoren tonë.  Ne vijmë sot pasi i damkosëm ata në gjithë botën, për grabitjen e zgjedhjeve. Ne vijmë sot pasi i damkosëm ata në gjithë botën, për narkodiktaturën.  Ne vijmë sot pasi i damkosëm ata në gjithë botën, për vjedhjet e tmerrshme, pasi qëndruam dhëmb për dhëmb për çdo vjedhje të tyre. Ne vijmë sot më të sigurt se kurrë në fitore, sepse jemi më të bashkuar, sepse kemi programin tonë, programin që i jep përgjigje çdo qytetari”, tha nder te tjera kreu i Partise Demokratike.

© Panorama.al

Te lidhura