TIRANE- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim i ben apel forcave politike te heqin dore nga retorika e ashpër dhe te perqendrohen tek detyrimet që palet kane për integrimin evropian.
Ne nje deklarate per mediat, sekretari i LSI-së Petrit Vasili ka theksuar se vendi meriton një demokraci të qetë dhe të begatë.
“Në këtë klimë të rëndësishme për të ardhmen e vendit, LSI u bën thirrje partive që të lënë mënjanë retorikat destruktive, të respektojnë procesin në të gjitha etapat e tij dhe institucionet. Sot është momenti kur politika shqiptare duhet të përqendrohet tek realizimi i detyrimeve për integrimin evropian, si mundësia e vetme për zhvillim ekonomik dhe social të Shqipërisë”, tha Vasili.
Sipas tij, zgjedhjet e 8 majit vleresohen per pjesemarrjen masive te qytetareve qe shprehen vullnetin e tyre me vote.
Ai ka vleresuar procesin duke theksuar se ne to “fituan forcat politike që morën rezultatet përkatëse me një administrim transparent të votës”.
© Panorama.al











