Lorik Cana ka bërë një rezyme të ndeshjes me Palermon, duke theksuar se Lazio meritonte të fitonte. “Objektivi im ishte që ta nisja sa më mirë debutimin në kampionat, por nuk ishte edhe aq e thjeshtë. Paçka se zhvilluam një ndeshje më të mirë dhe meritonim që të fitonim, përballë patëm një kundërshtar shumë të fortë. Nuk kam problem me askënd në skuadër. Jemi një grup shumë i mirë dhe besoj se do bëjmë më të mirën këtë sezon. Duke parë vështirësinë që ka kampionati ndaj Palermos, do ta konsideroja një pikë të fituar dhe jo dy pikë të humbura. Normalisht me pak më shumë fat edhe mund të kishim fituar, por mos harroni se Palermo është një skuadër vërtet e mirë dhe me kualitete”, ka përfunduar Cana.











