Jubileu i diamanttë, sot manifestimi qendror

Jun 3, 2012 | 10:49

LONDER- Spektakel varkash ne Londer ne lumin Thames, ne prani te se paku q milione njerezish te rreshtuar per te pare nga afer ngjarjen.

Gjithcka ndodh sot, si nje nga pikat kryesore të katër ditëve të festimeve për 60 vjetorin në fron të Mbretëreshës Elizabetë II.

Mbretëresha 86-vjeçare pritet të qëndrojë në një anije mbretërore të stolisur me lule.  Festimet e jubileut të diamanttë të mbretëreshës filluan të shtunën me mbretëreshën, që ndjeku një garë kuajsh në Derby Epsom.

Festimet zhvillohet, nderkohe qe një sondazh tregoi se 80 për qind e britanikëve mbështesin monarkinë.

Mbretëresha trashëgoi fronin më 6 shkurt të vitit 1952, pas vdekjes së të atit, Mbretit Xhorxhi VI dhe u kurorëzua po atë vit më 2 qershor.

© Panorama.al

Te lidhura