Lombardi: Vatikani nuk e njeh Kosovën

Sep 6, 2011 | 10:03

Selia e Shenjtë në Vatikan ka theksuar se nuk njeh Kosovën dhe se qëndrimi i saj nuk ka ndryshuar. Kjo është bërë e ditur nga drejtori i qendrës për informim të Vatikanit, Ati Frederiko Lombardi, në një bisedë telefonike me agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

“Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e Selisë së Shenjtë për Kosovën”, ka deklaruar Lombardi, duke përgënjeshtruar një pjesë të mediave kosovare që transmetuan deklaratën e apostullit për Kosovë dhe Slloveni të Selisë së Shenjtë, Julius Janis.

Ky i fundit gjatë disa meshave në Kosovë, paralajmëroi se Vatikani së shpejti do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se lajmet e mira do të vijnë nga Vatikani. Një deklaratë e tillë u përshëndet edhe nga ministria e jashtme e Kosovës, përmes një deklarate për media. Janus ka qëndruar në Prishtinë me rastin e shënimit të manifestimeve për Nënë Terezën në Katedralen katolike në Prishtinë. (INA)

© Panorama.al

Te lidhura