“Nuk e di formacionin e Shqipërisë, jemi të mërzitur”, Silvinjo: Kam lojtarë që thonë “trajner, jam gati!” (E PLOTË)

Mar 30, 2026 | 17:40

Trajneri Silvinjo po mban konferencën e zakonshme për shtyp, ndërsa në prag është ndeshja me Ukrainën. Kjo miqësore është programuar që të luhet nesër, prej orës 20:45 në Spanjë.

bandicam 2026-03-30 17-06-59-836

Takimi me Ukrainën vjen pas humbjes në Poloni. Si Shqipëria dhe rivalët e saj nesër, janë dy ekipe që humbën gjysmëfinalet e “play off” për Botërorin.

“Është e vështirë, kemi ndeshje shumë të rëndësishme nesër, por mund të flasësh për tre vitet e fundit. Duhet të jem i sinqertë, meqë kemi folur për kualifikueset e Botërorit, viti i fundit nuk ishte shumë i lehtë për të ardhur këtu e luajtur me Poloninë. Ishte një rrugë e gjatë, e vështirë, kemi bërë më të mirën, kishim fatin të luanim ndeshjen më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Nuk kishim një rezultat të mirë, edhe pse kishim një paraqitje të mirë. Nuk kam asgjë për t’u thënë djemve, ishte ndeshje e mirë. Kështu është futbolli, kur humb duket çdo gjë gabim, por nuk është ashtu. Nesër është ndeshje e mirë, një tjetër ndeshje ndaj një ekipi të madh përfaqësues, janë të mërzitur si ne, por duhet të luajmë 90 minuta dhe duhet të përgatitim atë ndeshje shumë mirë.

Ishte e vështirë për ne të vinim këtu, të mërzitur me rezultatin. Por është e vështirë të përgatitësh këtë ndeshje në këtë situatë, si Ukraina. Ke vëmendjen më të madhe, që të luash ndeshjen më të rëndësishme për ne e për ju, pastaj 3-4 ditë më vonë je i mërzitur dhe vjen këtu, Unë nuk besoj në ndeshjet miqësore, kur shkon në fushë duhet të jesh i përqendruar, të bësh 100% për 90 minuta. Janë disa lojtarë që thonë “trajner jam këtu, mund të luaj 45 minuta apo 90”. Duhet t’i hedhësh një sy, unë nuk besoj që të ndryshoj 5-6-7 lojtarë, kështu jam unë. Nuk mendoj se është mundësia, por është si një plan. Mundësia për të luajtur është nëse gjërat funksionojnë. Nëse nuk ke ide apo gjërat nuk ecin në fushë, ndoshta nuk është një mundësi për mua. po mendoj për ndonjë lojtar. Duhet të organizosh skuadrën si zakonisht, por të mendosh për 2-3 ndoshta 4 zëvendësime.

Ne presim një ndeshje të vështirë nesër, të fortë, Ukraina ka shumë lojtarë të mirë. Nuk e di çfarë formacioni do ketë Ukraina, nuk e di as për ne. Sot pas darkës do flasim me lojtarët dhe të kemi formacionin më të mirë në fushë. E trishtueshme për rezultatin e fundit, performancë e mrekullueshme ndërkohë. Po rritemi si përfaqësuese. Kur luajmë me Ukrainën, shumë lojtarë të mirë, jeni mësuar të luani në Europian dhe Botëror, por keni eksperiencë të mrekullueshme dhe lojtarë të mrekullueshëm. Për ne e rëndësishme që të dalim dhe të luajmë 90 minuta. Disa lojtarë që luajnë, duhet t’i tregojnë përfaqësueses dhe njerëzve gjithashtu që: ‘Jam gati të vesh fanellën dhe të luaj, dua të vi sërish’. Kemi shumë gjëra që luajmë nesër, motivimi është ky. Besojmë te lojtarët tonë, kemi të mrekullueshëm dhe teknikë. Nuk e di a do jetë ndeshje e hapur, por e mrekullueshme

Për çdo trajner është e njëjta gjë. Ne filluam më shumë se një muaj më parë, ku sheh çdo kundërshtar, Ukrainën, Suedinë e padyshim e mbyllëm me Poloninë, sa më shumë afrohej ndeshja. Prej një muaji kemi parë çdo ndeshje të kualifikuesve të Ukrainës dhe kemi eksperiencën nga dy ndeshjet me Ukrainën në Ligën e Kombeve.

Tingujt në shqip janë të bukur. Gjuha ukrainase… Më kujtohet shumë kohë më parë, kur isha te Arsenali, takova Oleg Luzhnin, e dëgjova duke folur me familjen. Gjuhë e vështirë për t’u kuptuar, u mundova të kuptoj ndonjë fjalë, nuk është tingull i ëmbël por është i bukur.

Ka vetëm një gjë që e bën trajnerin të lumtur, rezultati, Nëse do të arrish rezultate më të mëdha, është e rëndësishme paraqitja. Nesër, ne kemi një ndeshje të vështirë, por edhe të rëndësishme. Nëse fiton me Ukrainën, do jesh i lumtur, nëse jo, do jesh i mërzitur. Duhet të kontrolloj ndonjë lojtar të ri, por rezultati është gjithmonë i rëndësishëm. Në ekipin kombëtar luan për një shtet, rezultati është i rëndësishëm për këdo, nëse fiton është më mirë. Padyshim dua ta mbaroj ndeshjen me fitore, do të jetë shumë e rëndësishme që të shoh disa lojtarë të rinj për 45 minuta, apo edhe 90 minuta”.

KONFERENCA E SILVINJOS

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura