LIVE KONFERENCA E MARAN/ “Nuk dua të përmend emra”, trajneri i Kombëtares pas Izraelit: Ky është pozicioni më i mirë për Hasën

Jun 5, 2026 | 16:56

Trajneri Rolando Maran është shfaqur në konferencë për shtyp, ndërsa nesër do të luhet sfida me Luksemburgun. Ky takim është projektuar në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

bandicam 2026-06-05 16-50-25-757

LIVE KONFERENCA E MARAN

Mendoj se janë bërë disa gjëra mirë, disa gjëra dhe jo mirë. E prisja, kur bën ndryshime mund të vijnë. Janë rreth 20 ditë që jam trajner i kombëtares. E kisha të qartë se njohja e kombëtares, është ndryshe në momentin që stërvit lojtarët, i dëgjon dhe ke komunikim. I gjithi ky është një rrugëtim. Po i referohem një prej diskutimeve, mungesës së goditjeve në portë, kemi pasur 3-4 me rrezikshmëri të lartë para portës. Hoxha, Ramadani dhe Mehmeti, ndoshta ka munguar precizioni. Duhet të ekuilibrohemi si skuadër, të spostohemi si skuadër. Duhet të fokusohemi te elementët taktikë të rëndësishëm për t’i përmirësuar te ndeshja e radhës.

Ka disa gjëra që duhet të përmirësojmë. Kur ushtrojmë presion, nuk duhet të lejojmë hapësira sidomos në krah. Besoj se ky përmirësim do vijë shumë shpejt. Është e vështirë në pak kohë, por 3-4 ditë jemi kuptuar mirë dhe kemi arritur të gjejmë gjuhën. Nuk ka asnjë kundër të lehtë, duhet të zbresim në fushë me vëmendje të madhe. Ky rezultat ka rëndësi, këto dy ndeshje do jenë shumë kyçe për ndeshjet e shtatorit. Sa i përket gjendjes së lojtarëve, Uzuni është në gjendje dhe Mehmeti jo se ka pasur gjendje gripale.

Nuk më pëlqen të përmend emra aktualisht. Dua të vlerësoj punën e skuadrës dhe si ka punuar. I referohem Hysajt që ka numër rekord ndeshjesh dhe janë lojtarë të tillë që e bëjnë këtë skuadër të rritet. Nuk duhet të harrojmë se është moment delikat, fundi i sezonit dhe lojtarët janë treguar të gatshëm për skuadrën. Hysaj, por dhe shpirti i skuadrës, sepse të bësh kaq shumë paraqitje dhe të jesh i zoti në fushë është për t’u komplementuar. Hasa do jetë më tepër brenda në fushë për të qenë më i lirë për të qarkulluar se si lojtar krahu. Ndoshta gjysmë mesfushor do të ishte pozicioni më i mirë, duhet të punojmë se është hera e parë në grumbullim për të me kombëtaren.

Sigurisht që kemi nevojë për hapësirë për të kuptuar dhe për të parë si mund të zhvillohet kombëtarja më tej. Ky test do më shërbejë për të kuptuar dhe në varësi të karakteristikave të ndryshme që kanë lojtarët. Është Liga e Kombeve në vijim dhe ai është shumë i rëndësishëm.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura