Barcelona e ka nisur vitin me fitoren në Superkupën e Spanjës, duke triumfuar në finale përballë Real Madridit në ndeshjen e luajtur në Arabinë Saudite me shifrat 3-2.
Ndeshja ishte me një ritëm të jashtëzakonshëm, pasi Barcelona kishte më shumë kontrollin e topit, por ishte Reali që krijoi raste më të pastra për shënim. Avantazhi i Rafinjas ndezi edhe më shumë ndeshjen, teksa në shtesën e fraksionit të parë të lojës erdhën tre gola me radhë, që ccuan shifrat në 2-2.
Në pjesën e dytë, Reali ishte më kërkues duke krijuar disa raste radhazi për shënim. Por ishte përsëri Rafinja ai cili ktheu në avantazh katalanasit, duke ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Vetëm në fund madrilenët provuan në të gjitha mënyrat të shënonin dhe kishin raste të mira, por nuk ia dolën të mposhtnin Joan Garcian. Ndaj suksesi i shkoi Barçës që festoi me trofeun e radhës të fituar nën drejtimin e Flik.
LIVE BARCELONA-REAL MADRID 3-2
36′, 73′ Rafinja, 45’+4′ Levandovski / 45’+2′ Vinicius, 45’+6′ Gonzalo
NGJARJET KRYESORE
90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-2 të Barcelonës.
90’+7’ Tçuameni ka mundësi tjetër për të shënuar, por edhe ai i jep topin në duar portierit me një gjuajtje më kokë. (VIDEO)
90’+6’ Karreras ka rastin e artë për të shënuar por çon topin në duart e Joan Garcia. (VIDEO)
90’+5’ Rashford niset në kundërsulm i vetëm dhe gabon gjithçka para Kurtua duke gjuajtur jashtë. (VIDEO)
90’+3’ Arauho merr vendin e Lamin Jamal.
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
90’ I kuq për De Jong pas një ndërhyrje ndaj Mbape. (VIDEO)
87’ Rashford del në sulm nga e majta, por pastaj e tepron me mbajtjen e topit pa gjuajtur, duke çuar sferën jashtë.
82’ Vinicius i lë vendin në fushë Mastantuonos, ndërsa Sebajos hyn në vend të Kamavinga. Katalanasit përgjigjen me Rashford e Martin në vend të Rafinja e Erik Garcia.
81’ Jamal depërton në zonë nga e djathta, pasimi i tij devijohet e shkon në duart e Kurtua. (VIDEO)
76’ Mbape dhe Alaba hyjnë në fushë në vend të Gonzalo dhe Hausen.
73’ GOOOL BARCELONA! Rafinja gjuan në hyrje të zonës, sfera devijohet pak nga Asencio, aq sa për të nxjerrë jashtë loje Kurtua i cili sheh sferën në rrjetë. (VIDEO)
71’ Lamin Jamal merr një top në qendër të zonës nga Kunde dhe gjuan, por gjen përgjigjen e Kurtua.
68’ Rafinja ishte i lirë, por Dani Olmo gabon pasimin duke ia dhuruar topin Tçuamenit.
67’ Arda Gyler merr vendin e Valverdes në fushën e lojës.
66’ Fermin Lopez dhe Levandovski i lënë vendin në fushë Dani Olmos dhe Ferran Torres.
62’ Kombinime mes Vinicius dhe Rodrigo, ky i fundit gjuan në shtyllën e largët nga e majta, por gjen përgjigjen e Joan Garcia. (VIDEO)
57’ Momente tensioni në fushë pas një faulli të Asencio ndaj Pedri. Gjyqtari ndëshkon me të verdhë mbrojtësin, por pastaj edhe Erik Garsian e Valverden për reagimet e tyre. (VIDEO)
56’ Vinicius gjen përsëri hapësirë për të gjuajtur nga e majta, sfera kalon rrezikshëm mbi traversë pas një devijimi të Joan Garcia. (VIDEO)
54’ Rafinja ka në dispozicion një goditje dënimi pranë zonës, por gjuajtja e tij shkon mbi traversë. (VIDEO)
51’ Vinicius gjuan në hyrje të zonës, Joan Garcia i përgjigjet por sfera shkon përsëri te braziliani i cili gabon gjithçka në tentativën e dytë. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë, asnjë lëvizje nga dy trajnerët.
45’+8’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 2-2.
45’+6’ GOOOL REAL MADRID! Pas një goditje këndi, Hausen gjuan shtyllën, topi kthehet te Gonzalo i cili në rënie e sipër gjuan duke barazuar shifrat. (VIDEO)
45’+4’ GOOOL BARCELONA! Pedri gjen Levandovskin me një asist perfekt, sulmuesi mposht Kurtua me një prekje për të kaluar përsëri ekipin në avantazh. (VIDEO)
45’+2’ GOOOL REAL MADRID! Vinicius merr topin nga e majta, driblon këdo që i del para dhe pastaj mposht portierin e katalanasve me një diagonale. (VIDEO)
42’ Lamin Jamal provon vetë pas një depërtimi në të djathtën, Kurtua është përsëri i vëmendshëm në shtyllën e tij. (VIDEO)
41’ Jamal jep pasim perfekt për Fermin Lopez i cili nga e djathta gjuan në shtyllën e parë, duke gjetur përgjigjen e Kurtua. (VIDEO)
36’ GOOOL BARCELONA! Zbritje e shpejtë e katalanasve me Rafinjan nga e majta, gjuajtja e brazilianit mposht Kurtua. (VIDEO)
26′ Minuta të mira për Barcelonën, që provon me Rafinjën, por tentativa e tij ndalet nga portieri.
22’ Pak tension në fushë pas një faulli të Karreras ndaj Lamin Jamal, gjyqtari e zgjidh me këshillime. (VIDEO)
16’ Vinicius mbetet një problem konstant për katalanasit dhe tashmë është Rafinja ai i cili kthehet për të ndalur një shpërthim të brazilianit.
14’ Vinicius shkëputet në krahun e majtë dhe niset drejt zonës, gjuajtja e tij është e lehtë dhe kontrollohet nga Joan Garcia. (VIDEO)
8’ Erik Garsia nga ana tjetër ndal një shpërthim të Vinicius nga e majta e sulmit. (VIDEO)
6’ Aksion i rrëmbyeshëm i katalanasve, një pasim në qendër i Kunde përfundon devijohet nga Levandovski dhe Hausen e shkon jashtë. (VIDEO)
1’ Nis dueli në Xhedah të Arabisë Saudite.
FORMACIONET ZYRTARE
BARCELONA: Joan Garcia; Kunde, Kubarsi, Erik Garsia, Balde; De Jong, Pedri; Lamin Jamal, Fermin Lopez, Rafinja; Levandovski.
Trajner: Hansi Flik
REAL MADRID: Kurtua; Valverde, Asencio, Hausen, Karreras; Kamavinga, Tçuameni, Bellingam; Rodrigo, Vinicius, Gonzalo.
Trajner: Çabi Alonso
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al












