“Lista e Fëmijëve të Pabindur të Babagjyshit”- Shtëpia e Bardhë publikon video satirike: Trump ka gati emrat për dëbimet e emigrantëve me shkelje

Dec 24, 2025 | 18:38

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një video të animuar me tone satirike, ku presidenti Donald Trump shfaqet duke lexuar një listë emigrantësh që pritet të dëbohen, nën shoqërimin e muzikës lounge.

trump

Videoja, me një kohëzgjatje gati 18 minuta, është prezantuar me mbishkrimin: “Lista e Fëmijëve të Pabindur të Babagjyshit, më e keqja nga më të këqijat, versioni Lo-fi.”


Në përshkrimin e videos theksohet fraza “Jo qymyr. Vetëm dëbim”, një referencë ironike ndaj traditës së Babagjyshit që u dhuron qymyr fëmijëve të pabindur në vend të dhuratave.

Sipas mediave, emrat e emigrantëve që shfaqen në listë, së bashku me shkeljet e supozuara që kanë kryer, dyshohet se mund të jenë realë, çka ka nxitur reagime dhe debate mbi përmbajtjen dhe mesazhin e videos së publikuar nga institucioni amerikan.

© Panorama.al

Te lidhura