Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Filipinet, frikë edhe për tsunami! Ja sa ishte forca e lëkundjeve sizmike, panik te popullata

Jun 15, 2026 | 12:39

Një tjetër tërmet i fortë ka goditur brigjet e Filipineve mesditën e sotme (15 qershor).

filipine termet

Lëkundjet kishin magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter, kurse epiqendra goditi pranë Pontaguitan, në ishullin Mindanao në Filipine, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Sipas raporteve fillestare, tërmeti goditi në një thellësi prej rreth 112 kilometrash.

Deri më tani, nuk ka raportime për dëme apo viktima dhe as të dhëna për tsunami, por alarmi dhe frika te qytetarët është prezente.

Javën e kaluar vendi u godit nga një tjetër tërmet i fuqishëm me forcë 7,8 ballë, duke rrafshuar edhe banesa, shkaktuar të paktën 19 viktima dhe plagosur mbi 130 të tjera.

© Panorama.al

Te lidhura