Detaje të reja bëhen me dije në lidhje me sherrin fizik mes vëllezërve Bushgjokaj dhe Petrit Çakrrit, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, brenda ambienteve të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion (GJKKO).
Tre vëllezërit Fatjon, Aleksandër dhe Kristi Bushgjokaj kanë akuzuar Petrit Hoxhën (Çakrrin) se ka spiunuar dhe shpifur për ta.
Sherri ka nisur pasi seanca në Gjykatën e Posaçme ka filluar dhe vëllezërit Bushgjoka e kanë qëlluar me grushte dhe e kanë përplasur për muri Petrit Çakrin. Nga përplasja fizike janë dëmtuar edhe tre efektivë të togës së shoqërimit të burgjeve.
Kujtojmë që Renis Dobra u mbyt me litar mbrëmjen e 8 korrikut, pasi fillimisht u mor peng tre vëllezërit në bashkëpunim me Çakrrin. Trupi i tij u gjet buzë lumit të Shkopetit, ndërsa makina në ujë. Policia zbardhi vrasjen me pamje kamerash, të cilat i çuan te makinat me qira që grupi mori për disa ditë me radhë për kryerjen e krimit.
© Panorama.al












