Djali i Princeshës së Norvegjisë shpallet fajtor për përdhunim, dënohet me 4 vite burg

Jun 15, 2026 | 12:04

Marius Borg Høiby, djali 29-vjeçar i Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit, është dënuar me 4 vite burg për dy akuza për përdhunim.

65

Prokurorët kishin kërkuar që Høiby të dënohej me shtatë vjet e shtatë muaj burg. Avokatët e tij mbrojtës kishin kërkuar një dënim më të shkurtër prej 18 muajsh dhe mund të apelojnë kundër vendimit.

Edhe pse Marius Borg Høiby nuk është vetë një figurë mbretërore, gjyqi ka hedhur një hije mbi familjen mbretërore në përgjithësi. Nëna e tij u martua me Princin e Kurorës Haakon kur ai ishte katër vjeç dhe ai u rrit brenda familjes.

Mette-Marit është shumë e sëmurë me një formë të fibrozës pulmonare dhe së fundmi është vendosur në listën e një transplanti të mushkërive.

Avokatët e djalit të saj kanë kërkuar vazhdimisht lirimin e tij nga burgu në mënyrë që të kalojë kohë me nënën e tij për shkak të shëndetit të saj që po përkeqësohet.

© Panorama.al

Te lidhura