EMRAT/ Sherr brenda kafazit të xhamit në GJKKO, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin

Jun 15, 2026 | 11:39

Një incident ka ndodhur ditën e sotme (15 qershor) brenda kafazit prej xhami në ambientet e GJKKO, ku disa të pandehur janë përfshirë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin.

policia gjkko

Gazetarja Klodiana Lala raporton se sherri që ka degjeneruar deri në dhunë ka ndodhur mes të pandehurve për rrëmbimin dhe vrasjen e Denis Dobrës.

Të përfshirë në këtë dhunë fizike brenda një institucioni të drejtësisë janë Fatjon Bushgjokaj, Aleksander Bushgjokaj, Kristi Bushgjokaj dhe Petrit Hoxha (Çakrri).

Menjëherë pas përplasjes fizike seanca është ndërprerë ndërsa në ambientet e jashtëm të GJKKO kanë shkuar forca të shumta policie.

© Panorama.al

Te lidhura