Marrëveshja SHBA-Iran, Kallas: Po i mbajmë gishtat e kryqëzuar që të zbatohet! Të gjithë kemi nevojë që Hormuzi të mbetet i hapur

Jun 15, 2026 | 11:34

Marrëveshja midis Shteteve të Bashkuara dhe Irani u mirëprit nga Përfaqësuesja e Lartë Kaja Kallas, e cila, teksa mbërriti në Këshillin e Punëve të Jashtme në Luksemburg, deklaroi se shpreson që ajo të zbatohet.

kaja kallas

Sipas saj, marrëveshja është faza e parë për të siguruar lundrim të lirë në Ngushticën e Hormuzit dhe më pas për të çuar përpara negociatat për çështje kritike, siç është programi bërthamor, por edhe çështje të tjera të rëndësishme që janë thelbësore për stabilitetin në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Po i mbajmë gishtat e kryqëzuar që marrëveshja të zbatohet, sepse të gjithë kanë nevojë që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur dhe, sigurisht, që kjo luftë të ndalet”, theksoi ajo.

E pyetur nëse evropianët do të përfshiheshin dhe do të merrnin pjesë në proceset përkatëse, Kallas tha se çështja do të diskutohej me ministrat e Jashtëm, pasi BE është në kontakt si me Iranin, me partnerët e tij në Gjirin Persik dhe SHBA.

“Ne jemi në kontakt me Iranin, por edhe me partnerët tanë në Gjirin Persik, si dhe me homologët tanë amerikanë, për të ofruar ndihmë. Ne kemi ekspertizë, për shembull, në negociatat për programin bërthamor, por mund të ofrojmë edhe lloje të tjera ndihme”, tha ajo.

© Panorama.al

Te lidhura