“Lironi menjëherë 25 protestuesit!” – Berisha nga selia blu: Beteja me diktaturën s’është ndeshje futbolli, por qëndresë e vazhdueshme

Jan 24, 2026 | 20:17

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha nga selia blu, pas protestës gati tre orëshe pra kryeministrisë dhe parlamentit, se beteja e tyre kundër qeverisë do të jetë e vazhdueshme.

Në një prononcim për mediat, Berisha tha se mesazhi ndaj qeverisë ishte i qartë dhe se qytetarë e “lebetitën” narkodiktatorin.  Duke e cilësuar si kryekriminel, Berisha tha se Rama as në zyrë nuk qëndroi përkundër asaj që i kërkoi më herët.

“Së pari, mirënjohje të pakufishme guximtarëve, demokrateve e demokratëve, protestuesve, qytetarëve që sot në protestën më të fuqishme, lebetitën regjimin e urryer të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Lebetitën narkodiktatorin. Është kryekriminel. Kreun e organizatës kriminale. Të mbledhur nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, në një protestë në të cilën dhanë mesazhin më të fuqishëm Edi Ramës. Mesazhi ishte e thjeshtë: vrimën e miut nuk do ta gjesh më. Ia thashë dje, në rast se je burrë, qëndro në zyrë. Por as në zyrë nuk ishte, por në tunelet e Surrelit ishte futur.”, tha Berisha.

Ai gjithashtu kërkoi lirimin sipas tij të 25 protestuesve ndërsa efektivëve të policisë iu kërkoi që mos të bëhen ushtarë të Ramës. Ai theksoi se protesta e tyre do të jetë e qëndrueshme, teksa tha se beteja kundër qeverisë nuk është një “ndeshje futbolli”.

“Ju bëj thirrje policëve mos u bëni ushtarëve shërbëtorë të një njeriu që nuk ka ligj e as moral, të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së vet e ka të vjedhur, të një njeriu që është armik i egër i çdo shqiptari. “, tha Berisha.

 

© Panorama.al

Te lidhura