Lirimi i hapësirave publike,bashkia vijon aksionin

Nov 2, 2011 | 15:30
Kreu i Policisë bashkiake, Florenc Hoxha

TIRANE- Bashkia e Tiranës ka vazhduar edhe sot aksionin për lirimin e hapësirave publike, të zëna nga subjekte të ndryshme, si dhe për disiplinimin e parkimit të makinave vetëm në njërin krah të rrugës.

Aksioni i sotem u perqendrua në rrugën “Qemal Stafa”, mjaft problematike për qarkullimin e qytetarëve për shkak të aktivitetit të tregëtarëve aty.

“Sot, Bashkia e Tiranës dhe Policia Bashkiake kanë përqendruar aksionin për lirimin e hapësirave publike, në një ndër rrugët më problematike të Tiranës, në rrugën “Qemal Stafa”. Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, deri në lirimin e të gjithë hapësirave publike dhe në të gjithë rrugët e Tiranës”, u shpreh për mediat, Drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha.

Sipas tij, së shpejti ndërhyrjet e Policisë Bashkiake për lirimin e hapësirave publike do të shtrihen në gjithë territorin e Tiranës, duke përfshirë edhe zonën e ish-Bllokut.

© Panorama.al

Te lidhura