Liria e shtypit, raporti: Shqipëria, në vendin e 96

Jan 25, 2012 | 14:31

Raporti i fundit i “Reporterëve pa Kufij” , rendit Shqiperine ne vendin e 96-te ne bote per lirine e shtypit, duke konstatuar renie me 16 vende krahasuar me nje vit me pare.

Ne raportin e saj per Indeksin e lirisë së shtypit për vitin 2011, Kosova radhitet në vendin e 86, me 30 pikë. Në krahasim me vitin 2010, kjo paraqet një përmirësim, pasi atëherë ishte radhitur në vendin 92, me 24.83 pikë.

Prej vendeve të rajonit, Maqedonia është e 94-ta, Mali i Zi i 107-ti, Serbia e 80-ta, Bosnjë Hercegovina radhitet në vendin 58, ndërsa Kroacia është e 68-ta.

Sllovenia është radhitur në vendin e 36, ndërsa në dy vendet e para, pra vendet me lirinë më të madhe të shtypit, janë Finlanda dhe Norvegjia.

© Panorama.al

Te lidhura