Lind Aurela Gaçe Vjen në jetë Grejs

Nov 13, 2011 | 11:54
Foto e marrë nga revista “Jeta”

Sikundër ajo vetë e ka bërë publike në faqen e saj në facebook, sot është bërë nënë. Aurela Gaçen e kemi parë më shumë se aktive edhe në ditët e fundit përpara lindjes së vajzës së saj Grace (Grejs). Pak kohë më parë ajo u shfaq për të kënduar në skenën e Këngëve të Shekullit. Por asnjë rrezik nuk kishte për ndonjë të papritur sepse e kishte caktuar datën e operacionit kur ajo, bashkë me të dashurin e saj, do të mbanin në krahë vajzën e tyre të sapo ardhur në jetë. U përpoqëm që nëpërmjet mikeshave të saj të vihemi në lidhje me të për të mësuar më shumë për beben e vogël, por këngëtarja nuk ka dashur të japë informacione të detajuara, edhe pse e ka quajtur këtë ditën e saj më të lumtur. Grejs është fryt i dashurisë së saj me Skerdin, djalin me të cilin bashkëjeton por që asnjëri prej të dyve nuk ka vendosur të hedhë hapa të mëtejshme drejt martesës. Këtë e keni dëgjuar t’iua thotë edhe vetë Aurela Gaçe sa herë dikush e ka pyetur drejtpërsëdrejti në televizion apo në intervistat që ka dhënë. Sidoqoftë, edhe pse nuk na la të mësonim më shumë, i urojmë Grejsit jetë të gjatë!

© Panorama.al

Te lidhura