Lila s’u trembet rusëve të CSKA-së

Sep 14, 2011 | 11:43

Kampionia në fuqi e Francës është gati të bëjë debutimin e saj sezonal në Ligën e Kampioneve. Trajneri Rudi Garsia kërkon ta nisë me këmbë të mbarë këtë aventurë europiane, ndonëse përballë do të ketë një skuadër me shumë eksperiencë si CSKA-ja e Moskës. Këta të fundit paraqiten me disa mungesa të rëndësishme në formacion, ku spikat ajo e fantazistit japonez, Keisuke Honda, i cili do të qëndrojë për tre muaj jashtë fushave. Ndaj, nga të gjitha këto fakte, francezët duan të përfitojnë për të marrë tri pikët e para, çka e ka theksuar edhe vetë tekniku Garsia.

© Panorama.al

Te lidhura