Ligjet me 3/5, Rama: Përcaktoni axhendë të detajuar

Nov 7, 2011 | 12:45

TIRANË- Kryetari i PS-së, Edi Rama ka porositur deputetet socialistë të Komisionit të Ligjeve të ndërmarrin një hap të ri për nxitjen e procesit legjislativ. Në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama është ndalur edhe në zhvillimet për javën parlamentare.

“I propozoj komisionit tonë të ligjeve, një hap të ri për nxitjen e procesit legjislativ, të dorëzojmë pa humbur asnjë minutë në Kuvend një axhendë të specifikuar pune me rend cështjesh e afatesh, si e kemi bërë, por këtë herë në detaje, për të mos i lënë mundësi palës tjetër që t’i ikë përgjegjësive të veta dhe t’i bishtnojë paktit që kemi ofruar”- tha Rama.

Sipas tij, të gjitha komisionet duhet të përshpejtojnë punën për debatin e projektbuxhetit të ri, nën dritën e programit të PS-së.

“Duhet të jemi shumë direkt për shifrat që dëshmojnë falimentimin e qeverisjes dhe të qartë në propozimet tona konkrete, pasi shqiptarët duhet të dëgjojnë aspektet që dallojnë qeverinë e sotme, nga ajo e jona nesër”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura