Liga Arabe do njohjen e Palestinës, Izraeli “shtrëngon” Jerusalemin

May 30, 2011 | 10:58

Liga Arabe ka mbështetur kërkesën e Palestinës për t’i parashtruar OKB-së mundësinë e njohjes së këtij vendi. Në një komunikatë të përbashkët, vendet e Ligës Arabe kanë deklaruar se “kërkesa do jetë për njohjen e plotë nga OKB-ja të Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor si shtet të pavarur, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet”. Liga Arabe ka njoftuar se do ta bëjë këtë kërkesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, që do të mbahet në shtator në Nju-Jork. Njoftimi u bë pas një takimi të një komiteti monitorues arab, ku morri pjesë edhe presidenti palestinez, Mahmud Abas, në Katar. Ndërkohë, Izraeli, tensioni i të cilit është rritur pas deklaratave të fundit të Presidentit Obama për kufirin me Palestinën, ka vulosur synimin për të mbajtur me çdo kushte Jerusalemin lindor si pjesë të territorit të tij, me nisjen e një investimi prej 100 milionë dollarësh në “kryeqytetin e pandashëm”.

© Panorama.al

Te lidhura