Lieberman, Berishës: Izraeli, ambasadë në Tiranë

Nov 21, 2011 | 12:54

IZRAEL- Izraeli do të hapë së shpejti ambasadën e vet në Tiranë. Lajmin e ka dhënë Zv/Kryeministri dhe ministri izraelit i Punëve të Jashtme Avigdor Lieberman, gjatë pritjes që i kushtoi kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, që ndodhet në Izrael në kuadër të një turi tre ditor.

Sipas zyrës për shtyp të kryeministrit bëhet me dije se gjithçka është deklaruar gjatë një darke mirëseardhjeje shtruar nga Lieberman për nder të Berishës  dhe delegacionit që e shoqëronte.

“Zv/Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit z. Avigdor Lieberman i dha Kryeministrit Berisha lajmin e mirë se së shpejti Izraeli do të hapë ambasadën e tij në Tiranë”- thuhet në njoftim.

Gjithashtu, mësohet se gjatë darkës u vlerësua vizita e Kryeministrit Berisha si një kontribut i rëndësishëm në zgjerimin e marrëdhënieve shumë të mira dhe bashkëpunimit midis dy qeverive e vendeve.

© Panorama.al

Te lidhura