
Në një vendim surprizë, AKEP ka hapur tenderin e ri për dhënien e dy frekuencave 3G për shërbimin celular, duke ulur tri herë çmimin fillestar. Vendimi i publikuar dje në qafen e internetit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike thekson se dy licencat e tjera të këtij shërbimi do të tenderohen njëherazi dhe me një cmim dysheme prej 4 milionë eurosh. Në dy tenderat e suksesshëm paraardhës, çmimi dysheme për të njëjtën licencë ishte 12.5 milionë euro. Licencën e parë 3G e fitoi “Vodafone”, duke ofruar 31.4 milionë euro. Ndërsa në tenderin e dytë u shpall fitues “AMC”, e cila ofroi 15.1 milionë euro. Më pas, AKEP zhvilloi edhe dy tendera të tjerë, me një çmim dysheme prej 12.5 milionë eurosh, por ofertat e dy kompanive të tjera nuk arritën më shumë se 3.55 milionë euro nga “Eagle Mobile” dhe 2.2 milionë euro nga “Plus Communication”.
(Artikullin e plotë e gjeni në ditën e sotme të gazetës Panorama)











