Libi, Gedafi sfidon NATO-n, hidhen raketa nga Bani Ualid

Sep 9, 2011 | 11:13

Muamar Gedafi u është përgjigjur raporteve të mediave mbi largimin e tij në Nigeri, se ai është ende në vendin e tij dhe ka për t’i mundur forcat e NATO-s. Besnikët e kolonelit libian kanë hedhur raketa dje nga fortesa e fundit, që nuk ka rënë në duart e rebelëve, qyteti Bani Ualid. Raketat kanë rënë afër rrethinave të qytetit, ku rebelët presin dorëzimin e besnikëve të Gedafit. Sipas Bankës Qendrore Libiane, 1.7 miliardë dinarë libianë (1.4 miliardë dollarë) janë përfituar nga shitja e arit të vendit gjatë konfliktit. Këto para janë përdorur nga kolonel Gedafi, vendndodhja e të cilit mbetet ende e panjohur.

© Panorama.al

Te lidhura