Lëvizje në policinë e Vlorës, ndërrohen drejtuesit

Sep 20, 2011 | 15:50

VLORE- Ndryshime ne kreret e policise se Vlores. Ministri i Brendshem, Bujar Nishani ka firmosur nje sere ndryshimesh, qe nga kreu i policise, tek zëvendesi i tij dhe shefi i komisariatit.

Mesohet se në postin e drejtorit të policisë së qarkut të Vlorës eshte caktuar Nazmi Kotarja, deri dje ne Drejtorine e Shkollës së Policisë në Tiranë.

Kotarja zevendeson Ylli Metkon, i cili transferohet në vendin e lene bosh nga Kotarja.

Ndryshimet prekin edhe zv/drejtorin e policise. Ne vend te Myftar Demirlikës vjen Elidon Veizi, deri dje zv drejtor në Drejtorinë e Policisë së Korçës.  Kurse shefi i komisariatit në Vlorë emërohet Alfred Elezi, qe zevendeson Nikolin Thanën.

Ndryshimet vijne vetem pak kohe pas atentatit te bujshem ne qender te qytetit te gjyqtarit, Skerdilajd Konomi, per te cilin nuk jane bere ende te ditur ekzekutuesit.

© Panorama.al

Te lidhura