Kasano: Faleminderit të gjithëve, kthehem së shpejti

Nov 7, 2011 | 21:13
Shkëputur nga letra e Kasanos

Antonia Kasano ka falënderuar të gjithë tifozët dhe miqtë e tij për atë çfarë i kanë demonstruar gjatë gjithë këtyre ditëve . Në një letër të shpërndarë nëpërmjet sajtit zyrtar të Milanit, Kasano shprehet, se “doja tu shprehja falënderimet e mia personale dhe të familjes time për dashurinë e jashtëzakonshme që keni treguar në këto ditë.”

Letra e plotë e Antonio Kasanos

“Të dashur miq, unë doja tu shprehja falënderimet e mia personale dhe të familjes time për dashurinë e jashtëzakonshme që keni treguar në këto ditë. Vështirësitë dhe trishtimi më janë lehtësuar nga dashuria e madhe që kam marrë nga pothuajse e gjithë bota. Silvio Berlusconi dhe Presidenti Adriano Galliani, Massimiliano Allegri, mjekët Tavani dhe Mazzoni, stafi dhe shokët e mi të AC Milan kanë qenë gjithmonë shumë  afër me mua:  në sajë të tyre dhe besimit të madh tek mjekët që më kanë trajtuar unë e kam përballuar me guxim “aksidentin” tim, aq i ndryshëm nga ato që herë pas herë na ndodhin ne futbollistëve.

Dua të përqafoj të gjithë ata që më kanë inkurajuar dhe më kanë bërë të ndjehem një njeri i rëndësishëm , nga personat që kanë qëndruar jashtë klinikës në Milano apo edhe nëpërmjet mesazhe të shumta telefonike që kam marrë. Dua të falënderoj përzemërsisht të gjithë ekipin e Real Madrid,  në veçanti Presidentin Fiorentino Perez dhe trajnerin Jose Mourinho. Tani jam në një periudhë pushimi në shtëpi, duke qëndruar para televizorit për të ndjekur nga afër Milanin tim, ekipin kombëtar të Italisë, dhe për fat të keq, situatën tragjike në Xhenova, qytet që e kam në zemër dhe që së shpejti do të dalë nga problemet e këtyre ditëve. Të njëjtën gjë do të bëj edhe unë, dhe ju premtoj se do të kthehem në fushë sa më shpejt të jetë e mundur.

Një përqafim për të gjithë dhe ju faleminderit! “

© Panorama.al

Te lidhura