Armand Sadiku ka shënuar sërish në kampionatin zviceran të futbollit. Sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë ka shënuar dje në fitoren që skuadra ku ai aktivizohet, Lokarno, mori në fushën e vet 2-1 ndaj Bruhl. Sadiku shënoi që në minutën e dhjetë të takimit, por Lokarno pësoi golin e barazimit në pjesën e dytë. Atëherë kur takimi po shkonte drejt fundit, ishte Kaballero që shënoi golin e dytë për vendësit. Ky ishte goli i tetë i shënuar nga Sadiku në 11 ndeshje që ai ka luajtur këtë sezon te kjo skuadër (985 minuta). Edhe një herë sulmuesi ka treguar se është në superformë, ndaj pritet që ai të ndihmojë ekipin Shpresa në ndeshjen e radhës ndaj Rusisë. Sakaq, u aktivizua si zëvendësues Erjon Bogdani në humbjen që Çezena e tij sigloi në fushën e vet nga Leçe. Toskanët nuk po arrijnë të regjistrojnë fitoren e parë në kampionat dhe janë në kaos të vërtetë për sa i përket pikëve dhe renditjes (është në vend të fundit).











