Legjenda e Benfikës ndjehet i turpëruar nga Prestiani: Akt racist kundër Vinit, unë e di të vërtetën

Feb 18, 2026 | 13:57

Luisao, ish-drejtor sportiv dhe legjenda e Benfikës, ka folur pas incidentit të djeshëm midis Vinicius Zhunior dhe Xhianluka Prestiani. Lojtari me më shumë paraqitje në historinë e klubit, ishte i prerë kur iu referua qëndrimit të argjentinasit.tyf“Kjo fanellë është shumë e rëndësishme. E dua Benfikën, është si një lëkurë e dytë për mua, por duhet të jesh i denjë për të veshur këtë fanellë të shenjtë. Ajo që tha Prestiani e bën gjithçka më keq. Futbolli fitohet me vendosmëri, me shpirt luftarak.

Ishte një akt racist, po, dhe më vjen turp për këtë. Unë e mbroj fanellën dhe kam përvojë, e di për çfarë po flas. Nuk po gjykoj askënd. Po them vetëm se Benfika është shumë e madhe për t’u përfshirë në këtë, pavarësisht nëse është e vërtetë apo jo. Megjithëse, bazuar në përvojë, e di të vërtetën”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura