Ledri Vula ndahet nga Xhensila Myrtezaj, shkak karriera? Dyshja “zhdukin” njëri-tjetrin nga rrjetet sociale

Jul 19, 2026 | 15:12

Një lëvizje e papritur në “Instagram” ka rikthyer në vëmendje raportin mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt.

xhensila ledri

Dy artistët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetin social, detaj që ka nxitur menjëherë aludime se mes tyre gjithçka mund të ketë përfunduar.

Prej muajsh, Ledri dhe Xhensila janë përfolur për një romancë të mundshme, ndonëse asnjëri nuk ka zgjedhur ta konfirmojë publikisht. Afrimiteti i tyre në fotot e publikuara dhe disa paraqitje së bashku kishin bërë që zërat për një lidhje të qarkullonin vazhdimisht.

Por mesa duket gjithçka ka ndryshuar në raportin e tyre dhe duket se asgjë s’është si më parë dhe çifti duket se i ka dhënë fund marrëdhënies shumë të komentuar. Tashmë, heqja e ndjekjes është parë nga fansat si një sinjal se dyshja mund të ketë ndarë rrugët.

xhensila ledri

Megjithatë, deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Ledri Vula apo Xhensila Myrtezaj për të sqaruar se çfarë ka ndodhur mes tyre. Duket se prishja e këtij raporti ka ardhur pikërisht nga ndryshimet në karrierën e tyre. Pozitat mes tyre duket se u lëkundën, duke treguar për një krizë mes lidhjes sentimentale dhe asaj profesionale.

Ishte shkëputja e Xhensilës nga menaxheri i saj, Faton që solli dhe zërat për një ndarje mes tyre. Kujtojmë këtu që Fatoni është menaxheri dhe i Ledrit.

xhensila-ledri

Kjo shkëputje nga menaxhimi i tij nënkupton një krizë në raportin me ish-menaxherin e saj. Ndonëse i kemi parë kudo bashkë në skenë, qëkur këngëtarja u largua nga menaxheri, dy artistët nuk u panë më në skenë bashkë.

Të paktën deri disa ditë më parë. Si Ledri ashtu edhe Xhensila kanë qenë në New York, në një aktivitet të organizuar për shqiptarët. Të dy janë parë shumë të afërt në skenë, një pamje kjo që mungonte për të paktën 1 muaj. Me menaxhimin e ri, këngëtarja kishte një agjendë tjetër, duke bërë që takimet në skenë me Ledrin mos të ishin më prezente.

Nga ana tjetër, edhe reperi ka vijuar me angazhimet e tij, duke mos u parë në koncerte ku ishte e ftuar dhe Xhensila. Prej disa kohësh, ka pasur thashetheme për një marrëdhënie mes tyre, veçanërisht pas ndarjeve të tyre nga ish-partnerët, Xhensila pas divorcit nga aktori Bes Kallaku dhe Ledri pas ndarjes nga Sara Hoxha.

sara ledri

Edhe pse nuk e pranoi haptazi një lidhje romantike, reperi e përshkroi marrëdhënien e tyre si një bashkëpunim të natyrshëm, të mbushur me ndjenjë dhe mirëkuptim.

“Kemi shumë kimi mes nesh. Jemi si një ekip”, – tha ai, duke mos e përjashtuar mundësinë që mes tyre të ketë diçka më shumë sesa miqësi apo bashkëpunim muzikor.

Kur u pyet nëse një lidhje mes dy artistëve si ai dhe Xhensila mund të funksiononte edhe jashtë studios, Ledri u përgjigj me siguri: “Po normal që po, mendoj që do kishte funksionu. Pa marrë parasysh nëse kanë fëmijë apo të kaluar, nëse dy njerëz duhen, dashuria mund gjithçka.”

“Kemi pas një gjuhë të përbashkët sepse të dy i kemi historitë shumë të ngjashme dhe kemi pas mundësi me fol. Më pëlqen shumë si artiste. Kam qejf të rri me njerëz që e duan muzikën dhe që kanë qejf të punojnë. Muhabeti na ka shkuar shumë mirë.”

ledri-xhensila-2 ledri-xhensila-1 ledri xhensila ledri xhensilaledri vula xhensila myrtezaj ledri vula xhensila myrtezaj 1

© Panorama.al

Te lidhura