Ledina Çelo publikon fotot e reja me djalin, Erlisin

Jan 28, 2012 | 13:39

Ka ardhur momenti që të dëgjojmë krijime të reja nga këngëtarja e njohur, Ledina Çelo, pasi publiku shqiptar e ndien mungesën e saj. Që kur u martua me kick-bokserin kosovar, Naim Kabashi, këngëtarja u largua nga skena për t’iu përkushtuar familjes dhe fëmijës së saj. Solli në jetë djalin, Erlisin, i cili tashmë ka mbushur disa muaj dhe po rritet, kurse Ledina ka filluar angazhimet e saj në muzikë, të cilat i kishte lënë në gjysmë gjatë shtatzaënisë. Pasi ka filluar impenjimet nëpër studio muzikore, Erlisi rri më pak me Ledinën, por gjithsesi ajo shfrytëzon çdo moment të lirë që të rrijë pranë tij. Pak ditë më parë, këngëtarja ka shpërndarë te të gjithë miqtë e saj në facebook një mori fotosh, të cilat i kishte realizuar me Erlisin gjatë kohës së lirë.

© Panorama.al

Te lidhura