Edhe Leçe, që ishte fort e interesuar për të marrë sulmuesin shqiptar të Çezenës, duket se ka hequr dorë. Arsyeja është mbërritja në kampin e Serze Kozmit e lojtarit 21-vjeçar të Shpresave të Zvicrës, Haris Seferoviç. Ky i fundit, që ka lindur në Bosnjë dhe është rritur në Zyrih shihet si një lojtar me mjaft të ardhme, ndaj drejtuesit salernë kanë vendosur që më mirë të investojnë te një lojtar i ri sesa te një 34-vjeçar me eksperiencë si Bogdani. Ndërkohë, mediat italiane theksonin dje se “Bogu” është bërë zgjedhje e katërt për trajnerin Arrigoni te Çezena pas Mutusë, Ederit dhe të sapoardhurit, Vinçenco Renela.











