Largohet për tek Bajerni, Nojer goditet nga fansi

May 23, 2011 | 13:01

Kapiteni i Shalkes, Manuel Nojer ka qenë i pari që ngriti Kupën e Gjermanisë, por largimi i tij ka sjellë dhe pakënaqësinë e fansave. Gjatë festimit në rrugët e Gelzenkirshe, Nojer së bashku me kolegun e tij Matias Shober, shëtitën duke përshëndetur tifozët, por kjo rrugë pati pasoja. Gjatë shëtitjes në autokorsë ku ishin të rrethuar nga mijëra fansa, një prej ultrasve kërkoi që Nojeri ta përqafonte, por nuk ishte ky qëllimi. Manuel Nojer morri një shuplakë në faqen e djathtë nga tifozi. Ky reagim ka qenë në shenjë mosmirënjohje, pasi Nojer do braktisë pas 10 vitesh Gelzenkirshen duke ikur tek Bajerni. Kujtojmë se portieri ishte në krye të listës edhe për te Mançesteri, por në fund bavarezët arritën që të siguronin shërbimet e tija.

© Panorama.al

Te lidhura