Të shtëna në Sarandë, 31-vjeçari dhunon dhe kanos me armë ish-bashkëjetuesen dhe kunatin e saj! Arrestohet pas largimit nga vendngjarja (EMRI)

Mar 14, 2026 | 19:30

 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Sarandë, ku një 31-vjeçar dyshohet se ka kanosur ish-bashkëjetuesen e tij dhe kunatin e saj, duke qëlluar edhe me armë zjarri në ajër.

policia naten (1)

Sipas informacionit të fundit nga policia, autori i dyshuar Kristi Ceka, 31 vjeç, kishte ardhur nga Borshi me qëllim të qartë për të kanosur ish-bashkëjetuesen e tij, me të cilën ishte ndarë pas një lidhjeje rreth 1-vjeçare.

Në fshatin Shelegar, ai e ka dhunuar ish-bashkëjetuesen dhe më pas është përballur me kunatin e saj, të cilit i ka drejtuar armën tip pistoletë në kokë duke e kërcënuar. Gjithashtu, autori ka qëlluar rreth 4-5 herë me armë zjarri në ajër para se të largohej drejt Borshit me automjetin e tij tip “Audi Q7” me targa AB020RR.

Falë reagimit të shpejtë dhe ndjekjes policore, Kristi Ceka është kapur në Borsh dhe pritet të sjellë në Komisariatin e Sarandës. Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:30, shtetasi K. C., 31 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër.

Falë reagimit të shpejtë dhe punës së mirëorganizuar të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja e autorit të kësaj ngjarje.

Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura