Protesta e sotme e opozitës u shënjua si dhe të tjerat, me përplasje mes protestuesve dhe policisë. Pas largimit nga kryeministria, atje ku filloi protesta, protestuesit u drejtuan për te ministria e Brendshme për të vijuar marshimin.
Mirëpo para se të shkonin atje, policia bëri gardh dhe nuk lejoi më tej marshimin.
Sakaq, u lëshua menjëherë ndaj protestuesve, ujë dhe gaz lotsjellës. Këta të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës.
Protestuesit filluan të shpërndahen për te ura e Lanës pranë Hotel Dajtit. Pas përplasjeve aty në Bulevard, Berisha dhe protestuesi u drejtuan për te selia e PD-së për të përfunduar protestën.
© Panorama.al

















