Arrestohet autori që grabiti pikën e këmbimit te qendra “Concord” në Tiranë (EMRI)

Mar 5, 2026 | 16:00

Është arrestuar autori i dyshuar i grabitjes me armë të ndodhur ditën e sotme në një pikë këmbimi valutor në qendrën tregtare “Concord”, në Tirana.

grabitja concord

Sipas informacioneve paraprake, Luan Maci 42 vjeç, hyri në ambientet e pikës “Exchange” dhe nën kërcënimin e armës mori një shumë parash, duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar pamjet nga momenti i grabitjes. Në video shihet autori i veshur me të zeza dhe me kapuç në kokë, duke mbajtur kokën e ulur për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë, ndërsa pret që punonjësja e pikës së këmbimit t’i dorëzojë paratë.


Sipas të dhënave paraprake, grabitësi ka marrë rreth 1.2 milionë lekë të vjetra.

Pas grabitjes, ai u largua nga vendi i ngjarjes me një motor, ndërsa policia organizoi menjëherë kontrolle në zonë, duke arritur ta identifikojë dhe arrestojë autorin e dyshuar.

Ndërkohë, pritet që policia të japë më shumë detaje për rrethanat e plota të ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura