Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën këmbësori 68-vjeçar pas përplasjes në rrugën e re të Portit! Shoqërohet në komisariat drejtuesi i automjetit

Jan 4, 2026 | 19:32

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

aksidenti durres

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 18:44, në rrugën e re të Portit, në vendin e quajtur “Marfish”, një automjet tip Benz, i drejtuar nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori R. M., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje, për shkak të plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Policia ndërkohë po vijon hetimet.

aksidenti durres

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit, në vendin e quajtur “Marfish”, automjeti tip Benz, që drejtohej nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. M., 68 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 68-vjeçari ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

© Panorama.al

Te lidhura