Sherri mes të rinjve degradon në përdorimin e armëve, raportohet për tre të plagosur

Jul 20, 2026 | 21:05

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku tre persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti, i cili ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës.

policia shkoder naten

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Banesa”, ku sipas informacioneve paraprake, të rinjtë janë përfshirë fillimisht në një përplasje fizike dhe më pas situata ka dalë jashtë kontrollit. Si pasojë e të shtënave, tre persona kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku po marrin trajtim mjekësor. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Pas njoftimit për ngjarjen, forca të shumta të Policisë së Elbasanit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave.

© Panorama.al

Te lidhura