Jepen masat e sigurisë për 19 të arrestuarit gjatë protestës së opozitës, tensione jashtë ambienteve të Gjykatës

Jan 27, 2026 | 15:18

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 19 protestues që dyshohet se në protestën e 24 janarit që Partia Demokratike zhvilloi në kryeqytet, hodhën molotovë drejt kryeministrisë dhe forcave të rendit.

Kujtojmë se Prokuroria kishte kërkuar për 5 arrest në burg, 5 arrest shtëpie dhe 9 të tjerë detyrim paraqitje.

Gjatë seancës, u raportua një incident në hollin e Gjykatës Penale, ndërsa gjyqtarët ishin të tërhequr për të diskutuar vendimin.

pd gjykata

Avokatët e të arrestuarve për protestën e 24 janarit pretenduan se u provokuan nga një person, duke krijuar tension në ambientet e gjykatës, ku i pranishëm ishin edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

“Kush është ky provokator? Kush e solli këtë këtu, ka 5 orë”, u dëgjua të thoshte deputeti i PD-së, Klevis Balliu.

pd gjykata e tiranes

© Panorama.al

Te lidhura