E rëndë në Maliq, 61-vjeçari jep fund jetës! Dyshohet se qëlloi veten me çifte!

Feb 10, 2026 | 13:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Vashtëmi të bashkisë së Maliqit.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një 61-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me çifte.

Viktimës para 3 muajsh i ka ndërruar jetë bashkëshortja dhe jetonte me të ëmën, e cila e ka gjetur të pajetë. Fëmijët e 61-vjeçar mësohet se janë jashtë shtetit.

Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e incidentit dhe identiteti i viktimës, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

61 vjecari maliq

© Panorama.al

Te lidhura