Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburanteve, nafta shkon 224 lekë për litër, benzina 181 lekë për litër

Apr 3, 2026 | 17:19

Bordi i Transparencës ka zhvilluar këtë të premte, më 3 prill 2026, mbledhjen e radhës, ku ka vendosur rritjen e çmimeve për shitjen e karburanteve.

nafta cmimi i naftes ne shqiperi karburnatet (8) - Copy

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës, i standardit SSH EN 590 nuk duhet të jetë më shumë se 224 lekë/litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër.

Ky ndryshim vjen në zbatim të Aktit Normativ të miratuar sot, ku niveli i akcizës është ulur me 20%, duke reflektuar një ulje prej 9.5 lekë/litër së bashku me TVSH-në.

Ndërkohë, për benzinën, Bordi ka vendosur që çmimi i shitjes me pakicë të jetë jo më shumë se 181 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Kujtojmë se deri më sot, 3 prill 2026, nafta shitej për 218 lekë për litër, ndërsa benzina 181 lekë për litër.

Bëhet me dije se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi ditën e sotme, më 3 prill, në orën 20:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku pritet të pasqyrohen ndryshimet e radhës në treg.

Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër. Kjo në zbatim të Aktit Normativ të miratuar sot, niveli i akcizës u ul 20 % ose e bashkë me TVSH ulja me 9.5 lek/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 181 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 3 ora  20.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

© Panorama.al

Te lidhura