Alarm për eksploziv në zonë e 15-katshit në Tiranë, gjendet një çantë e dyshimtë! Ja çfarë u zbulua

Mar 2, 2026 | 19:19

Një alarm për eksploziv është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si 15-katshi, në qendër të Tiranës.

policia naten (1)

Sipas informacioneve paraprake, në zonë është konstatuar një çantë e dyshimtë, e cila ka ngritur dyshime për praninë e mundshme të lëndëve eksplozive.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë thirrur njësinë antieksploziv për të kryer verifikimet e nevojshme.

Mësohet se çanta është hapur dhe brenda kanë rezultuar vegla pune

Ende nuk ka informacion zyrtar mbi përmbajtjen e çantës apo nëse bëhet fjalë për një rrezik real, ndërsa detaje të tjera priten në vijim.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2026, rreth orës 18:30, është njoftuar Salla operative se në rrugën “Bardhok Biba”, në trotuar, ndodhej një valixhe e dyshimtë.

Shërbimet e Policisë bënë rrethimin e vendit dhe njoftuan forcat xheniere. Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi.

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi.

© Panorama.al

Te lidhura