FOTO/ Një automjet gjendet në rrjedhën e një përroi në Klos, asnjë gjurmë nga drejtuesi i mjetit. 30-vjeçari shpallet i zhdukur

Jan 10, 2026 | 8:18

Një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi rreth mesnatës në qytetin e Klosit.

perrua klos makina

Ende nuk ka informacion zyrtar mbi numrin e personave që ndodheshin në mjet në momentin e aksidentit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shofer i mjetit ka qenë 30-vjeçari Jurgen Karaj, i cili është shpallur i zhdukur.

Po ashtu, burime nga vendngjarje bëjnë me dije se dyshohet se në automjet mund të kenë qenë 2 deri në 3 persona, por kjo mbetet e pakonfirmuar.

klos makina perrua

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa banorë të zonës po ndihmojnë në kërkime për gjetjen e personave të mundshëm.

© Panorama.al

Te lidhura