Laç, vritet në kazino vëllai i deputetit socialist

May 2, 2011 | 21:28
Foto Ilustruese

LAÇ- Një biznesmen është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Njoftohet se viktima është Projet Abazi, 42 vjeç, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi. Ngjarja ndodhi në një Kazino.

Nga njoftimet paraprake të policisë konfirmohet se vrasja e 42-vjeçarit nuk ka të bëjë me fushatën zgjedhore apo me të vëllain e tij deputet.

Ende nuk dihet asgjë për shkaqet, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura