Real Madrid ka fituar me rezultatin e thellë 7-1 ndaj Osasunës në ndeshjen e javës së 12-të, ndeshje e luajtur dje në mesditë. Tre gola të Kristiano Ronaldos, dy gola të Karim Benzemas dhe golat e Gonzalo Higuain dhe Pepes i dhanë trepikëshin e radhës madrilenëve, duke i siguruar vendin e parë edhe për këtë javë, pavarësisht rezultateve të tjera. Sakaq, debutoi për herë të parë në këtë sezon me fanellën e Real Madrid edhe Nuri Shahin, mesfushori turk i ardhur nga Borusia Dortmund. Në ndeshjet e tjera, bie në sy barazimi në minutat e fundit me Lionel Mesin i Barcelonës, skuadër kjo që deri në minutën e 90-të po humbiste 2-1. Ndërsa, Granada barazoi pa gola në fushën e vet me Santanderin, ashtu sikundër edhe Espanjolli nuk shkoi më shumë se një 0-0 me Vilarealin. Barazim 2-2 mbaroi edhe sfida tjetër, ajo mes Zaragozas dhe Gijonit, ndërsa Rajo Valekano mundi 4-0 Real Sociedadin. Sakaq, duhet kujtuar se në tri takimet e luajtura të shtunën, fitoi vetëm Valencia ndaj Levantes, ndërsa Majorka-Sevilja dhe Betis-Malaga përfunduan me barazime pa gola. Kështu, si rrallë ndonjëherë, kjo javë në Primera Division ka dhuruar pesë barazime, nga të cilat, katër me të njëjtin rezultat, 0-0.
Të shtunën
Majorka-Sevilja 0-0
Betis-Malaga 0-0
Levante-Valencia 0-2
Dje
Real Madrid-Osasuna 7-1
Granada-Santander 0-0
Zaragoza-Gijon 2-2
Espanjol-Vilareal 0-0
Valekano-Sociedad 4-0
Ath.Bilbao-Barcelona 2-2











