PRISHTINE- Kuvendi i Republikës së Kosovës ka filluar seancën plenare me një minutë heshtje për të nderuar heroin e Kosovës, Enver Zymberi, i cili humbi jetën gjatë aksionit të Policisë së Kosovës për të vënë rendin dhe ligjin në veri të Kosovës.
Zymberi ishte pjesëtarë i Njësisë Speciale të Kosovës dhe u qëllua me armë zjarri të martën në veri të vendit nga ekstremistët serbë.
Enver Zymberit i është dhënë dje lamtumira e fundit. Presidentja Atifete Jahjaga e ka dekoruar Enverin me Urdhrin “Hero i Kosovës’./Kosovapress/











