TIRANE- Kuvendi ka miratuar sot me konsensus ngritjen e komisionit per reformen zgjedhore.
Sipas rendit te dites, ne mesdite u votua me 130 vota pro projektvendimi “Për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore”.
Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli lexoi projektvendimin dhe perberjen e komisionin me nga 5 anetare per palet pozite-opozite dhe me tej, u kalua ne votim me elektronike.
Votimi ishte fryt i marrëveshjes PD-PS, e cila u faktua sot me konsensusin e opozites ne salle dhe voten qe u dha nga ana e deputeteve te pakices.
Pjese e axhendes se sotme ishin edhe dhe pr/ligjet “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore” dhe ai “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë”, te cilat u kaluan me shumice votash.
© Panorama.al











