Kuvend, maxhoranca miraton Fullanin në krye të BSH-së

Nov 17, 2011 | 13:03

TIRANË- Ardian Fullani do të jetë guvernatori i Bankës së Shqipërisë për një tjetër mandat. Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot dekretin e presidentit Bamir Topi për emërimin e tij në krye të BSH-së.

Dekreti ka kaluar me votat e maxhorancës, 75 pro, ndërkohë që 51 vota kanë qenë kundër emërimit të tij në krye të Bankës së Shqipërisë.

Opozita ka votuar kundër kandidaturës edhe në komisionin e Ekonomisë, ndërkohë që qëndrimi u  paralajmërua nga vetë kreu i PS-së, Edi Rama, i cili e cilësoi zgjedhjen e tij, si kandidaturën më të gabuar.

© Panorama.al

Te lidhura